UEFA hap hetim ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit!

16 Qershor 2024
21:17
Telesport
back button

UEFA ka hapur nje procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma. Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë ndeshjes ku Shqipëria humbi 2-1 nga Italia.

UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë dhe me rastin do të merret Komisioni Disiplinor i UEFA-s, që do të marr vendimin. Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë, duke dominuar në tribuna. Por, jashte ne Dortmund atmosfera ishte edhe me e zjarrte me rreth 80 mije shqiptarë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit