UEFA i “vë vulën”; ja ku do të luhet sfida Barcelona-Napoli

30 Korrik 2020
14:53
Alfred Lleshi
back button

UEFA nuk ka ndërmend ta ndryshojë skenën e ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve midis Barçës dhe Napolit, të planifikuar për më 8 gusht. Megjithë shfaqjen e shpërthimeve të reja të koronavirusit, ekziston qetësia maksimale tek UEFA. Një zëdhënës i autorizuar i qeverisë europiane të futbollit konfirmoi për “Sport” se ndeshja do të luhet në “Camp Nou”: “Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në Barcelonë, ashtu siç ishte planifikuar. Asgjë nuk ka ndryshuar”.

I njëjti zëdhënës tha se UEFA është shumë e vetëdijshme për situatën pandemike në Barcelonë, por nuk sheh asnjë problem që ndeshja të luhet aty, pas dyerve të mbyllura: “Ne jemi duke monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të përhershëm me autoritetet lokale kompetente”.

Pas këtyre kontakteve, UEFA ripohon se nuk ka ndonjë parashikim të një skenari të ri, jashtë Barcelonës, për këtë ndeshje. Klubi Blaugrana ka kërkuar një raport nga Ministria e Shëndetësisë për ta mbështetur zhvillimin e ndeshjes pa ndonjë bezdi në “Camp Nou”, pa rreziqe shëndetësore për secilën skuadër. Barça ka zbatuar me sukses masat për ta mbrojtur veten nga Covid-19 dhe asnjë anëtar i saj nuk është infektuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit