UFC-304/ Muhammad kampion i ri i botës në peshën “welter”, mposht Edwards në Manchester

28 Korrik 2024
11:03
Telesport
back button

Në Manchester të Britanisë së Madhe u zhvillua eventi UFC-304 në artet marciale mikse, ku surprizat nuk munguan. Sportisti britanik Leon Edwards, dorëzoi titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha 71-77kg).

Në shtëpinë e tij ai u mund me vendim unanim të gjyqtarëve nga amerikanin Belal Muhammad. Të tri gjyqtarët i dhanë amerikanit fitoren: 48-47, 48-47, 49-46, në një duel që ishte mjaft i fortë dhe i ekuilibruar.

Dy luftëtarët kishin dueluar edhe më parë, në vitin 2021, por asokohe sfida u ndal, pas një incidenti në sy të Muhammad, që nuk mund të vazhdonte dot më. Por, këtë herë, ai arriti të fitojë dhe të marrë titullin kampion.

Pas 5 raundesh të dueluara të dy sportistët pretenduan fitoren, por në fund triumfoi Muhammad (24 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat). Për Edwards, kjo është humbja e katërt në karrierë, ku numëron edhe 22 fitore e 1 duel pa rezultat.

Në këtë event, luftëtari britanik Tom Aspinall mbrojti titullin e përkohshëm të peshës së rëndë, pas fitores me KO në raundin e parë ndaj amerikanit Curtis Blaydes. Tashmë Aspinall pret të duelojë për titullin e këtij Divizioni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit