UFC 305, dështon edhe sfiduesi i tretë për t’ia rrëmbyer titullin Dricus du Plessis

18 Gusht 2024
11:33
Alfred Lleshi
back button

Kampioni i peshave të mesme të Afrikës së Jugut, Dricus du Plessis, ka mbrojtur rripin e tij kundër superyllit Israel Adesanya, duke fituar para një turme të egër të Perthit. Plessis tani ka mposhtur tre sfidues: Robert Whittaker, Sean Strickland dhe Adesanya. Të tre kanë qenë të paaftë për t’ia hequr titullin.

Adesanya dukej në prag të përfundimit të duelit, pasi Plessis u shfaq i lodhur në raundin e tretë dhe të katërt, me kundërshtarin që vazhdimisht vijonte me goditje të mëdha.

Por Plessis, siç ka bërë tashmë më parë, kishte ende mjaft energji për t’ia dalë mbanë rivalit të tij, duke e lënduar Adesanya me dorën e djathtë dhe më pas duke e goditur me një treshe grushtesh. Në fund, Dricus du Plessis siguroi mbrojtjen dramatike të titullit.

Duke folur pas duelit, Plessis ishte plot lavdërime për Adesanya, në kontrast të fortë me skenat e fillimit të javës, që e panë atë të përlotur në konferencën e përbashkët për shtyp: “Dua të them se padyshim e dija që isha në vështirësi për të luftuar me një nga më të mirët, nëse jo më i madhi ndonjëherë në këtë division.

Në këtë nivel është e vështirë ta mbash kundërshtarin poshtë, pastaj ky njeri është lloji që ngrihet përsëri. Askush nuk mund ta rrëzojë dhe ta mbajë poshtë… Në fund të fundit besoj se ky duel u fitua në këmbë. Siç thashë, unë jam gjallë tani, ky është vetëm një bonus. Kisha ardhur këtu për të vdekur për këtë rrip”.

Du Plessis, gjithashtu përshëndeti turmën e tifozëve, duke thënë: “Faleminderit Perth, kjo ishte tifozëria më e mahnitshme, para së cilës kam luftuar ndonjëherë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit