Në Salt Lake City të Amerikës u zhvillua sot eventi UFC-307 në artet marciale mikse. Një event interesant, pasi u zhvillua një sfidë e bukur për titullin kampion bote ne peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) për meshkuj.
Braziliani Alex Pereira (12 fitore e dy humbje në karrierë) mbrojti titullin kampion të këtij Divizioni. Ai mundi me KO teknik Khalil Rountree, sfidë që u dal në sekondat e para të raundit të katërt. Kjo është hera e tretë për Pereira që e mbron këtë titull.
Pereira (dikur kampion bote edhe në peshën e mesme) e dominoi duelin ndaj rivalit amerikan, që megjithëse u përpoq nuk arriti dot të triumfojë. Madje doli nga kafazi i gjakosur. Për Rountree kjo është humbja e 6 në karrierë, ndërkohë që numëron edhe 13 fitore e 1 duel pa rezultat.
Grushtet e Pereira bënë diferencën në kafaz, duke qenë superior në shumicën e kohës, të cilat i dhanë edhe këtë fitore me KO. Amerikani nuk arriti të ishte konstant në sfidë, duke u detyruar të pranojë humbjen, me gjyqtarin që ndali sfidën në raundin e katërt.