UFC-307/ Pena rikthehet kampione e boës pas dy vitesh, fiton me vendim shumice duelin me Pennington

6 Tetor 2024
10:54
Telesport
back button

Luftëtarja venezueliane Julianna Peña (12 fitore e 5 humbje në kafaz) rikthehet pas tri vitesh kampione e botës në artet marciale mikse në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg). Në eventin UFC-307 zhvilluar sot në Salt Lake City të Amerikës, ajo mundi me vendim shumice Raquel Pennington.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Pena (48-47, 48-47), ndërsa njëri ia dha fitoren Pennington (48-47), në përfundim të një sfide mjaft të ekuilibruar dhe me emocione, ku të dyja luftëtaret e meritonin titullin për atë që dhanë në kafaz.

Pena rikthehej në kafaz pas dy vitesh dhe e bën këtë gjë me një fitore që i jep titullin kampion bote, titull që e kishte humbur dy vite më parë. Luftëtarja amerikane Pennington e shijoi vetëm 10 muaj këtë titull, pasi nuk pati mundësi ta mbrojë dot atë pavarësisht se zhvilloi një duel të mirë.

Për sa i përket sfidës, ajo ishte mjaft e ekuilibruar, me sportistet që u mbrojtën mirë por edhe grushtuan mirë, duke qenë të kujdesshme. Kjo duket edhe nga vendimi përfundimtar, pasi gjyqtarët e patën të vështirë. Ka shumë gjasa që vitin tjetër të ketë një revansh mes tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit