Undav, heroi i Gjermanisë në Nations League! Holanda 1 pikë me Hungarinë

11 Tetor 2024
22:49
Telesport
back button

Gjermania, me një formacion me emra të rinj, sonte fitoi 1-2 ndaj Bosnje-Hercegovinës në Nations League. Trajneri Nagelsmann provoi ndryshime në skuadër dhe ia doli të marrë 3 pikët.

Gjermanët vuajtën një ndeshje mjaft delikate. Sulmuesi Deniz Undav u bë heroi i ndeshjes duke shënuar dy gola për “Pancerat”. Edin Dzeko ngushtoi epërsinë e gjermanëve (1-2). Ndërkohë, në këtë grup Hungaria dhe Holanda barazuan 1-1.

Gjermania është kryesuese në Ligën A, Grupi 3, me shtatë pikë, ndjekur nga Holanda me pesë, Hungaria me dy, ndërsa Bosnja me një. Në ndeshjet e tjera, Islanda barazoi 2-2 me Uellsin, kurse Turqia fitoi 1-0 me Malin e Zi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit