“Unë i kam mësuar Ronaldos si të godasë topin”

17 Korrik 2019
22:07
back button

Ish-lojtari i Galatasaray dhe përfaqësueses braziliane Mario Jardel ka folur për kohën kur nga Turqia shkoi te Sportingu në Portugali. 

Aty kishte fatin të luante përkrah Cristiano Ronaldos, i cili ishte një adoleshent i talentuar gjatë asaj kohe, por me shumë hapësirë për t’u përmirësuar. 

“Pas Galatasaray-t u riktheva në Portugali te Sportingu. Aty kam luajtur për dy sezone përkrah Cristiano Ronaldos. 

Unë i kam mësuar Ronaldos si dhe kur të godasë topin. Nëse e pyet tani do të thëne se nuk ja kam mësuar unë. 

Megjithatë, ajo do të ishte një gënjeshtër.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit