“Unë jam tenisti që do të zbres nga froni Novak Djokovic”

27 Tetor 2021
10:53
Gentian Spiri

Tenisti rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë për meshkuj, mendon se së shpejti do të ngjitet në majën e renditjes, aty ku aktualisht ndodhet Novak Djokovic. Rusi mposhti rivalin serb në finalen e US Open dhe përgatitet për dy turnetë e radhës, turneun Masters të Parisit dhe ATP Finales, që do të organizohen në Torino.

Në këto dy turne ai është kampion në fuqi. “Nuk fshihem, të bëhem numri 1 në botë është ende objektivi im i madh. Novak këtë vit nuk ka luajtur shumë turne Masters, por fitoi 3 grand slam dhe humbi në finale e të katërtit, ndaj ka grumbulluar shumë pikë dhe është normale që është numri 1”, tha Medvedev.

Do të jetë e vështirë ta kaloj që këtë vit, ndaj për mua mbetet viti tjetër të shpresoj të rokada. I kam të gjitha mundësitë për ta mposhtur sërish dhe për të dueluar me Novak për kreun e renditjes. Humbjet që kam patur ndaj tij më parë më kanë rritur edhe më shumë si tenist, duke fituar përvojë”, tha Medvedev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit