“Unë, Lautaro dhe Thuram, bashkë në sulmin e Interit?” Taremi bën diplomatin: Pyetje për trajnerin…

25 Gusht 2024
8:09
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, ka komentuar fitoren 2-0 ndaj Lecce, në mikrofonat e Dazn: “Jam këtu për të dhënë kontributin tim për ekipin dhe bashkëlojtarët e mi. Interi është një ekip me shumë yje. Edhe te Porto isha në stol fillimisht, pastaj ngrita nivelin e performancës dhe gjeta hapësirë. Qëllimi im është të jem në fushë dhe t’i jap një dorë Interit, natyrisht duke synuar të zërë një vend startues së shpejti”.

A mendoni se ka shanse për të luajtur së bashku me Lautaron dhe Thuram?
Kjo është pyetje për trajnerin. Unë duhet ta ndihmoj ekipin, qoftë për 90 apo 10 minuta.

Çfarë mendoni për grupin dhe fjalët e Mkhitaryan?
E falënderoj Mkhitaryan, është personi që më ndihmon më shumë, por edhe shokët e tjerë të skuadrës. Mkhitaryan ishte aty nga seancat e para stërvitore dhe që në fillim më ndihmoi të ingranohem me grupin.

Cilat janë ndjenjat tuaja?
Ndihem shumë i lumtur si lojtar i Interit, ishte e pabesueshme të futesha në fushë në ‘San Siro’, një stadium që e njihja mirë dhe që më mbështeti.

E keni nisur mirë ndeshjen, çfarë i keni thënë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes?
Asgjë e veçantë, por të gjithë bashkëlojtarët erdhën tek unë në këtë ndeshje të parë dhe e vlerësova shumë.

Si jeni fizikisht?
Para sezonit pata një lëndim. E di që nuk jam ende në maksimumin tim, por po bëj gjithçka të jem në 100%. Sot ishte shumë e rëndësishme për mua që të luaja të gjitha 90 minutat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit