Manchester United po marrin në konsideratë idenë për të bërë një këmbim me Jarrad Branthwaite.
Sipas “The Daily Star”, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të përfshijnë Harry Maguire për të siguruar shërbimet e Branthwaite.
Pa kualifikimin në Champions League, United do të duhet të gjejë mënyra të tjera për të respektuar limitet e Financial Fair Play.
Në këtë kuptim, një ofertë këmbimi për Brathëaite mund të jetë opsioni më i mirë për të realizuar marrëveshjen.
Everton e vlerëson Branthwaite 70 milionë sterlina.
United, nga ana tjetër, do ta vlerësonte Maguire 20 milionë sterlina gjatë negociatave.