United gjen zëvendësuesin e Pogba në Serinë A, gati të plotësojë kërkesën milionere

2 Tetor 2021
14:17
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është në lëvizje për mesfushorin e Milan-it, Franck Kessie, sipas La Gazzetta dello Sport.

Kontrata e mesfushorit skadon në fundin e këtij sezoni dhe ai nuk ka arritur akoma një marrëveshje për rinovimin me kuqezinjtë.

United e shikon Kessie si një zëvendësues të mundshëm të Paul Pogba.

Ashtu si Kessie, edhe kontrata e Pogba me United skadon në fundin e këtij sezoni dhe nuk dihet akoma nëse ai do të rinovojë me Djajtë e Kuq.

Kessie kërkon një rrogë 8 milionë euro në sezon, por Milan është i gatshëm t’i ofrojë vetëm 6.5.

Kërkesat e lojtarit të Bregut të Fildishtë mund të plotësohen nga Manchester United, duke parë se klubi paguan Pogba 290 mijë sterlina në javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit