Theo Hernandez duket se ka përfunduar në shënjestrën e Manchester United për merkaton e janarit.
Francezi i Milan-it, sipas Sky Germany, i është shtuar listës së dëshirave të klubit anglez pasi trajneri i ri Amorim ka kërkuar një mbrojtës të majtë të nivelit të lartë.
Vlera e Hernandez në merkato është 60 milionë euro, por fakti se lojtari do të ketë vetëm një vit në kontratën me Milan-in pas këtij sezoni mund të luajë në favor të United.
27-vjeçari ka qenë në radarin e Manchester United për disa vite dhe në janar mund të vijë sulmi vendimtar.