United kërkon pasardhësin e CR7, ideja e fundit është 85 milionëshi i rivalëve

9 Mars 2022
16:40
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka shkuar ashtu si mendohej kthimi i Cristiano Ronaldo-s te Manchester United, aq sa drejtuesit e klubit duket se kanë filluar të kërkojnë për zëvendësuesin e portugezit.

Pas një fillimi të mirë, 37-vjeçari ka ngecur (një gol në 8 ndeshjet e fundit të Premier League) dhe vrapi i Djajve të Kuq drejt vendit të katërt në renditjen e kampionatit është ngadalësuar.

Edhe marrëdhënia mes CR7 dhe trajnerit Rangnick nuk është aspak e mirë dhe kjo situatë mund të çojë te largimi i Ronaldo-s në fund të sezonit.

Sipas mediave angleze, ideja e fundit e United është Richarlison, sulmuesi i Everton-it. Operacion prej 75-85 milionë eurosh dhe një rrogë rreth 6 milionë euro në sezon për 24-vjeçarin brazilian, i cili është transferuar te Toffees në 2018-ën nga Watford-i.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit