United kthehet fitorja, super Sterling s’i mjafton Chelsea-t, Tottenham i thotë lamtumirë Champions-it (VIDEO)

13 Maj 2023
17:59
Denis Hakanaj
back button

Manchester United, pas dy humbjeve të mëparshme kundër West Ham dhe Brighton, ka marrë një fitore  të rëndësishme 2-0 në kampionat kundër Wolves.

Ndeshja është zhbllokuar nga një gol i realizuar nga Martial në minutën e 32-të.

MANCHESTER UNITED-WOLVES 1-0 – VIDEO

MANCHESTER UNITED-WOLVES 2-0 – VIDEO

Në minutën e 95-të ka ardhur edhe goli i dytë për Djajtë e Kuq. Ka qenë Garnacho, i aktivizuar në minutën e 82-të në vend të Sancho, që ka fiksuar shifrat në 2-0.

Vazhdojnë vuajtjet për Chelsea-n. Blutë, në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi me Nottingham Forest.

CHELSEA-NOTTINGHAM – VIDEO

Miqtë kanë kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me Awoniyi, por Sterling ka arritur të përmbysë rezultatin me dygolëshin e shënuar në minutat 51′ dhe 58′.

Megjithatë, Awoniyi ka shënuar përsëri në të 62-ën dhe ka fiksuar shifrat nbë 2-2.

Zhgënjen edhe Tottenham që është mundur 2-0 në transfertë kundër Aston Villa-s dhe ka dalë matematikisht nga gara për një vend në zonën Champions të renditjes. Ramsey (8′) dhe Douglas Ruiz (72′) kanë qenë autorët e golave për vendasit, Kane (90′, pen.) për miqtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit