United: Nuk është e mundur të bëhen këto gabime

2 Tetor 2021
17:30
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas barazimit 1-1 në kampionat kundër Everton.

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes kemi luajtur me të vërtetë mirë, besoj se e kemi nisur shumë mirë. Në pjesën e dytë, na ka munguar cinizmi sepse nuk është mundur të pësosh një gol pesë sekonda pasi ke bërë një goditje këndi”, ka thënë norvegjezi për BT Sport.

“I kemi lejuar Everton-it disa kundërsulme, nuk i kam parë statistikat, por e di që e kemi zotëruar ne topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Kundërshtart nuk kanë krijuar ndonjë lojë të madhe, kanë luajtur në kundërsulm, por siç kam thënë pas ndeshjes së Champions-it, duhet të përmirësohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit