United nuk u ndahet talenteve, 40 milionë stërlina për 18-vjeçarin portugez

21 Korrik 2020
10:29
Telesport
back button

Skuadra e Manchester United kërkon të bëjë sërish pazar në Portugali. Pasi mori Bruno Fernandes skuadra britanike kërkon të sjellë në “Old Traford” talentin 18-vjeçar Nuno Mandes.

Mendes luan si mbrojtës i majtë te skuadra e Sporting Lisbon. Këtë vit ai është aktivizuar në 7 ndeshje me ekipin portugez, duke bërë një paraqitje të mirë. Mendes aktualisht është pjesë e kombëtares U-19 të vendit të tij.

Problem për ta sjellë në Premier League është konkurrenca, pasi për Mendes është interesuar edhe ekipi i Liverpool. Lojtari ka një klauzolë prej 40 milionë stërlinash për t’u larguar nga Sporting.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit