“United po përgatit ofertën”, probleme për Juventus-in

23 Mars 2024
18:30
Denis Hakanaj
back button

Gleison Bremer është objektivi numër një i Manchester United.

Klubi anglez është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme për mbrojtësin e Juventusit, i lidhur me Zonjën e Vjetër deri në qershor të vitit 2028. Megjithatë, brenda kontratës ka një klauzolë e cila rrezikon t’i nxjerrë bardhezinjtë jashtë lojës.

Falë punësimit të afërt të drejtorit sportiv Dan Asworth, ish-drejtuesit të Newcastle dhe Federatës së Futbollit, Manchester United synon të ndryshojë strategjinë dhe të fokusohet në profilet e të rinjve me CV të rëndësishme.

Ky është rasti i Gleison Bremer, një mbrojtës që po ia del shumë mirë me fanellën e Juventusit dhe ka përfunduar në syrin e shumë klubeve më të mira europiane. Pavarësisht zgjatjes së fundit të kontratës, Bremer mund të largohet nga Juve për vetëm 50 milionë euro.

Kjo është vlera e klauzolës së lirimit, e cila në fakt do të lironte qendërmbrojtësin brazilian, aktualisht i përfshirë në kombëtaren e Brazilit.

Sipas asaj që raportohet nga Mirror, Djajtë e Kuq tashmë po përgatisin një ofertë të aftë për të bindur bardhezinjtë dhe për të kënaqur nevojat e lojtarit, e cila do t’i lejonte Zonjës së Vjetër të regjistrojë një fitim kapital shumë të rëndësishëm.

Dhe Sir Jim Ratcliffe nuk do të kursejë asnjë shpenzim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit