United “ringjallet” kundër Brentford, Garnacho-Hojlund i dhurojnë fitoren (Video)

19 Tetor 2024
18:08
Denis Hakanaj
back button

Manchester United, pas dy barazimesh dhe një humbje, është kthyer te fitorja në Premier League.

Skuadra e Ten Hag ka mundur 2-1 me përmbysje Brentofrd-in në Old Trafford në javën e tetë të kampionatit.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me një gol të Pinnock në fundin e pjesës së parë, ndërsa vendasit kanë përmbysur gjithçka me Garnacho (47′) dhe Hojlund (62′).

MANCHESTER UNITED-BRENTORD 2-1 – GOLAT – VIDEO

Në ndeshjet e tjera të orës 16:00, Aston Villa ka mundur 3-1 Fulham-in në transfertë, Newcastle është mundur 1-0 në shtëpi nga Brighton dhe Leicester ka marrë një fitore 3-2 me përmbysje në fushën e Southampton-it.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit