United shet mbrojtësin, gati marrëveshja e madhe

29 Mars 2020
14:46
Eraldo Harlicaj
back button

Roma është gati të negociojë me Manchester United për blerjen përfundimtare të mbrojtësit Chris Smalling. Mbrojtësi i qendrës ka bërë mirë në Serie A dhe dëshiron të qëndrojë  në Itali. 

Ekipi kryeqytetas e huazoi nga “Djajtë e kuq” dhe duan të arrijnë një marrëveshje përfundimtare me ta. 30-vjeçari mund t’u kushtojë rreth 28 milionë euro, por anglezët mund të ulen pak në çmim. 

Ata nuk e duan Smalling në ekip, pasi me paratë e tij duan të sigurojnë afrimin e një prej mbrojtësve të klasit. Emri i Kolibaly është më i preferuari. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit