Erik ten Hag thuhet se ka tre kërkesa në negociatat për një kontratë të re me Manchester United.
Pas javësh spekulimesh, pronarët e rinj të United, INEOS përfunduan analizën e tyre në fund të sezonit dhe vendosën të mbajnë Ten Hag.
Klubi besohet se është takuar me katër trajnerë teksa ata kërkuan një kandidat të përshtatshëm për të zëvendësuar Ten Hag.
Një raport nga The Athletic pretendon se takimet janë mbajtur me Mauricio Pochettino, Roberto De Zerbi, Thomas Tuchel dhe Marco Silva.
Por pavarësisht një sezoni zhgënjyes në Premier League, ata në fund zgjodhën të mbanin Ten Hag pasi ai e udhëhoqi klubin drejt një trofeu të dytë në dy sezone pas fitores ndaj Manchester Cityt në finalen e FA Cup.
Klubi thuhet se po diskuton një kontratë të re për Ten Hag, i cili ka edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale, por me opsionin për të zgjatur për 12 muaj të tjerë.
Megjithatë, 54-vjeçari thuhet se kërkon garanci në tre departamente përpara se të nënshkruajë.
Sipas The Sun, Ten Hag ka tre kërkesa kryesore që janë kyçe për të mbetur në Old Trafford.
Fillimisht, ish-trajneri i Ajax-it është i bindur se nuk të ardhme për Jadon Sancho në Old Trafford nëse ai nuk kërkon falje për deklaratën e tij në të cilën ai hodhi poshtë pretendimet e Ten Hag se ai nuk ishte i përkushtuar në stërvitje.
United thuhet se po kërkon 40 milionë sterlina për Sanchon, i cili e kaloi pjesën e fundit të sezonit 2023/24 si huazim te Borussia Dortmund.
Ten Hag thuhet se nuk do të lejojë drejtorin e ri teknik Jason Wilcox të ndikojë mbi mënyrën e lojës së ekipit.
Dhe së fundi, Ten Hag dëshiron një marrëveshje të re për Benni McCarthy, të cilin ai e konsideron të jetë një pjesëtar jetik të stafit.
Ish-sulmuesit të Porto, Blackburn dhe West Ham së shpejti do t’i skadojë kontrata, megjithëse ai dëshiron të qëndrojë në United.
Ai është vlerësuar për punën e mirë që ka bërë me sulmuesit e United.