United, zbulohet email-i kërcënues i Ten Hag për lojtarët: ja kush rrezikon

10 Qershor 2022
12:44
Denis Hakanaj
back button

Një herë, trajnerët e rinj prezantoheshin para skuadrës me një fjalim ballë për ballë,  fjalime që duhej të bënin menjëherë të qartë hierarkitë.

Dhe edhe në epokën e rrjeteve sociale, nuk ka gjasa që një postim ose një video të ketë të njëjtin efekt. Por duke qenë se Erik Ten Hag është një trajner modern, ai ka vendosur të vazhdojë përpara me punën dhe ka pasur kontaktin e tij të parë me skuadrën e Manchester United. Si? Me një email të bukur.

METODA TEN HAG – Një burim brenda klubit e ka treguar për The Sun, duke lënë të kuptohet se si do të shkojnë gjërat në Carrington…

“Trajneri i ri u dërgoi lojtarëve të ekipit të parë një email, në të cilin u tha se futbolli është një sport i ekipit. dhe asnjë individ nuk është më i rëndësishëm se një tjetër”, ka deklaruar burimi.

“Theksi i tij është i gjithi tek ekipi, pavarësisht se United ka yje të klasit botëror. Ai dëshiron që lojtarët të stërviten me një intensitet të tillë që çdo stërvitje të jetë si një ndeshje.

“Dhe nëse nuk angazhohen, ai do t’u tregojë derën. Ata do të stërviten deri në rraskapitje derisa të bëjnë atë që ai dëshiron. Dhe nëse nuk ia dalin, do të zëvendësohen nga disa nga të rinjtë premtues të ekipit”. Dhe nëse dikush e shikon si një mesazh për Cristiano Ronaldo-n… mund të mos e ketë gabim

SI SIR ALEX FERGUSON – Megjithatë, trajneri i ri nuk do të vlerësojë vetëm atë që do të ndodhë fushën e lojës. Burimi ka shpjeguar për The Sun se Ten Hag gjithashtu do të … shikojë në jetën private të lojtarëve të tij.

Tekniku dëshiron të dijë se çfarë bëjnë Djajtë e Kuq në kohën e tyre të lirë dhe cilat janë hobet e tyre. Diçka që në thelb në Old Trafford e kemi parë edhe në të kalurën.

“Ai do të jetë pak si Sir Alex Ferguson. Fergie dinte pothuajse gjithçka për lojtarët e tij dhe nuk mund të duronte budallallëqet. Dhe nuk do t’i durojë as Ten Hag.”

I cili që tek Ajax-i ka treguar se nuk është i gatshëm të tolerojë ata që vënë interesin e tyre përballë atij të skuadrës. Këtë e dëshmon Onana, i cili, pasi nuk rinovoi kontratën, luajti vetëm kur nuk kishte alternativa për portën.

Me pak fjalë, lojtarët e United janë të paralajmëruar. Revolucioni ka mbërritur te United dhe më shumë se holandez do të jetë … francez: disa koka do të rrotullohen dhe askush nuk duket i sigurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit