Upamecano dhe Calhanoglu, Milan gjen zgjidhjen! (VIDEO)

16 Korrik 2019
15:12
back button

Milan do të zyrtarizojë firmën me Ismael Bennacer, pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës, aty ku mesfushori luan me Algjerinë.

Megjithatë kuqezinjtë po punojnë për të sjellë në Milano edhe një mbrojtës qendre, partner të Romagoli. Mes shumë emrave të lakuar deri tani, në krye qëndron ai i Dayot Upamecano, i cili ka kontratë deri në vitin 2021 me Leipzig dhe klubi gjerman do 30 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin francez.

Për të ulur kostot e këtij operacioni, Milan do të përfshijë në shkëmbim mesfushorin Hakan Calhangolu, i cili është i preferuar nga klubi gjerman, që tentoi ta marrë edhe në janarin e shkuar.

“Sky Sport” ka bërë me dije se do të ketë zhvillime në këtë drejtim dhe shumë shpejt do të ketë takime konkrete për këtë shkëmbim hipotetik dhe termat financiarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit