“Uroj që të dy të qëndrojmë te Bayern për të mirën tonë dhe të klubit”

26 Mars 2024
8:31
Telesport
back button

Pas një periudhe të vështirë, mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt është rikthyer si titullar në fushë për Bayern Mynih. Gjithsesi, thashethemet për të ardhmen e tij të mundshme larg Bavarisë vazhdojnë të bëjnë bujë përpara merkatos së verës.

Ish-mbrojtësi i Juventus foli për këtë çështje nga grumbullimi i kombëtares holandeze: “Unë dhe Musiala po largohemi nga Bayerni? Ku të shkojmë me pushime? Nuk mendoj kështu”, u shpreh mbrojtësi De Ligt, që ka ende edhe tri vite kontratë.

Më tej, mbrojtësi 24-vjeçar shtoi: “Shpresoj për ne dhe për Bayern që të dy të qëndrojmë këtu sa më gjatë. Kjo është ajo që hipotezoj dhe dëshiroj unë. Ne duam të japim më të mirën për skuadrën tonë e fitojmë trofe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit