US Open humbet një tjetër protagonist, eliminohet edhe Djokovic, fitojnë Ruud, Sabalenka e Gauff

31 Gusht 2024
9:44
Telesport
back button

Pas Carlos Alcaraz një tjetër protagonist i ka thënë lamtumirë sot grand slam të US Open. Bëhet fjalë për tenistin serb Novak Djokovic, numrin 3 në botë dhe fitues katër herë i këtij turneu.

Ai u mund në raundin e tretë 3-1 (6-4, 6-4, 2-6, 6-4) nga australiani Alexei Popyrin, numri 28 në botë. Një ndeshje e dobët e serbit, që nuk arrin të kompetojë përmbysjen, duke u eliminuar.

Vuan disi por avancon më tej norvegjezi Casper Ruud, që mundi 3-2 Juncheng Shang. Fiton edhe gjermani Alexander Zverev, që mposhti 3-1 Tomas Etcheverry. Më tej shkojnë edhe grigor Dimitrov e Andrey Rublev.

Te femrat, tenistja belge Elise Mertens eliminoi amerikanen Madyson Keys, duke fituar 2-1. Avancon më tej numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-1 Ekaterina Elexandrova. Fiton edhe Coco Gauff, që avancon më tej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit