US Open/ Sabalenka e Zverev sigurojnë çerekfinalet, eliminohet idhulli vendës

2 Shtator 2024
9:00
Telesport
back button

Kanë nisur takimet e raundit të katërt në grand slam të US Open, duke përcaktuar edhe tenistët e parë çerekfinalistë në të dyja kategoritë.

Amerikane Taylor Fritz ka eliminuar numrin 8 në botë, norvegjezin Casper Ruud, duke fituar 3-1. Po 3-1 fitoi edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 4 në botë, që avancon më tej.

Një biletë për në fazën çerekfinale kanë siguruar edhe bullgari Grigor Dimitrov (mundi 3-2 rusin Andrey Rublev) e amerikani Francis Tiafoe (mundi 3-1 australianin Alexei Poporin).

Te femrat, avancon më tej numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo mund 2-0 belgen Elise Mertens. Në çerekfinale shkon edhe kinezja Qinwen Zheng, që mundi 2-1 kroaten Dona Vekic.

Surprizë eliminimi i tenistes amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, që u mund 2-1 nga patriotja e saj Emma Navarro. Çerekfinalistja e fundit është spanjollja Paola Padosa, që mundi 2-0 kinezen Yafan Wang.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit