US Open vijon pa surpriza, fitore të lehta për Djokovic, Ruud, Gauff, Svitolina e Sabalenka

29 Gusht 2024
10:59
Telesport
back button

Ka nisur raundi i dytë i grand slam të US Open në tenis, turneu i fushave me çement që zhvillohet në Nju Jork.

Tenisti serb Novak Djokovic avancon më tej pas tërheqjes së Laslo Djere në setin e tretë (6-4, 6-4, 2-0). Në raundin e tretë shkon edhe norvegjezi Casper Ruud, që mundi 3-1 francezin Gael Monfils.

Avancon më tej amerikani Taylor Fritz, që eliminoi italianin Matteo Berrettini, ndërsa rusi Andrey Rublev mundi 3-2 Arthur Rinderknech. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Alexander Zverev, Lorenzo Musetti e Grigor Dimitrov.

Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauf mundi 2-0 (6-4, 6-0) Tatjana Maria. Nuk zhgënjejnë as tenistja ukrainase Elina Svitolina e ajo bjelloruse Victoria Azarenka, që shkojnë në raundin e tretë bashkë me Aryna Sabalenka e Qinwen Zheng.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit