“Usyk do t’i japë kampionit të botës një leksion të mirë”

16 Tetor 2019
12:44
Telesport
back button

Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, njëkohësisht menaxheri i boksierit Oleksandr Usyk, u shpreh sot se ukrainasi i ka futur frikën kampionit të botës në peshën e rëndë, amerikanit Deontay Wilder. Jo vetëm kaq, por Hearn u shpreh se shumë shpejt Usyk do t’i japë një leksion të mirë Wilder, një duel që mund të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Usyk, i pamposhtur në ring dhe kampion bote në peshën “cruiserweight” (pesha 94kg) debutoi me fitore në peshën e rëndë. Ai mundi me “KO” në raundin e shtatë Chazz Witherspoon në Çikago. Ndërsa Wilder do të duelojë më 23 nëntor ndaj kubanezit Luis Ortiz.

Ka për të qenë e vështirë të realizojmë një duel mes Usyk dhe Wilder. Ukrainasi është mandatuar nga WBO që të duelojë me fituesin e sfidës Joshua-Ruiz, pasi ky i fundit mban titullin e kësaj kategorie. Po ashtu, së shpejti do të mandatohet edhe për titullin e kategorisë IBF”, tha Hearn.

Në momentin që Usyk do të fitojë një nga këto dy tituj do të ketë mundësi të përballet edhe me Wilder. Ukrainasi po rritet si boksier dhe si sportist që afron sponsor. Unë e dëshiroj shumë që ai të përballet me Wilder dhe t’ia rrëmbejë titullin, duke i dhënë një leksion të mirë, ashtu si në shkollë”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit