“Usyk duket si një makinë e përkryer lufte para revanshit me Joshua”

16 Gusht 2022
11:09
Telesport
back button

Oleksandr Usyk është stërvitur si një makinë para revanshit ndaj Anthony Joshua. Ai duket si një makinë lufte, gati për të mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e rëndë”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga Alex Krassyuk, promotori i boksierit ukrainas, në prag të duelit që Usyk e Joshua do të zhvillojnë më 20 gusht në Jeddah.

Nuk e kam parë kurrë më parë kaq të motivuar. Vendosi të zhvillojë revanshin në kushte të vështira, me vendin e tij të pushtuar dhe janë miliona fansa që e kanë mbështetur. Jo vetëm që është stërvitur, por edhe ka biseduar përditë me miq e fansa në Ukrainë, duke e bekuar për fitoren në revansh”, tha Krassyuk.

Njerëzit duan që ai të duelojë dhe fitojë. Duan që flamuri ukrainas të ngrihet lart, që himni i tyre të dëgjiohet në të gjithë planetin. Ju e kuptoni se çfarë do të thotë kjo për Usyk. Është karikuar dhe gati për të shpërthyer në ring. Është si një makinë lufte që pret vetëm të dalë në fushën e betejës. Usyk do të fitojë sërish”, tha menaxheri i ukrainasit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit