Usyk: Fury ka frikë të përballet me mua, ndaj vendosi të tërhiqej

30 Qershor 2022
10:53
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se beson se britaniku Tyson Fury ka frikë nga përballja me të, ndaj dhe vendosi të tërhiqej nga sporti.

Fury ka thënë se nuk dëshiron të boksojë me mua, pasi nuk jam i nivelit të tij. E vërteta është se ai ka frikë të përballet me mua”, u shpreh Usyk, që ashtu si Fury është i pamposhtur në ring.

Ai kërkon 500 milionë dollarë që të përballet me mua. Kjo është qesharake. Kush do t’i japë atij 500 milionë? Edhe unë dua 500 milionë dollarë. Ai ka frikë ndaj”, tha boksieri ukrainas, që mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO.

Revanshi mes Usyk dhe Anthony Joshua do të zhvillohet më 20 gusht, në Jeddah të Arabisë Saudite. Ukrainasi ka fituar me vendim unanim përballjen e parë mes tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit