Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar se ai planifikon të bëjë një rikthim të bujshëm në kategorinë “cruiserweight” (pesha deri 93kg) nëse mposht Tyson Fury në revanshin që do të zhvillohet këtë fundjavë. Dy boksierët u përballën një herë në maj, me Usyk që fitoi me vendim shumice.
Më herët, ukrainasi ka garuar dhe ka qenë kampion bote në një peshë më të ulët, ndërkohë që është boksieri i padiskutueshëm në këdo dy pesha. Në një deklaratë për mediat ai ka konfirmuar planet e tij për të ardhmen. Nëse fiton, ai synon të rikthehet në peshën e vjetër.
“Unë synoj ta fitoj përsëri këtë duel të dytë ndaj Tyson. Më pas, do të provoj përsëri të jem kampion bote në peshën cruiserweight. Do ta provoj”, tha ukrainasi. Më tej ai foli për sfidën ndaj Fury, që e konsideron si një vijim të asaj të mbyllur në maj: “Ndihem mirë. Për mua vazhdon, raundi i 13-të sepse ndihem kështu”.
“Tani kemi një përballje të dytë dhe do të përpiqem. Ai pati shanset e tij në sfidën e parë dhe nuk i shfrytëzoi. Triologji me Fury? Nuk do të ketë një duel të tretë mes nesh, pasi ai do ta humbasë edhe revanshin. Jam gati ta mbposht sërish”, u shpreh Oleksandr Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij.