Farruk Sejdini e njeh shumë mirë kombëtaren shqiptare. I intervistuar nga ABC News, legjenda e trajningut shqiptar ka bërë disa parashikime dhe një analizë për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve në Nations League.
“Kombëtarja jonë luan mirë dhe mendoj se i ka mundësitë për të dalë e para në Nations League. Mundësia është të jemi në vend të parë, por janë ndeshje shume delikate”.
“Problemi është se ndodh shpesh që mjedisi sportiv kërkon më shumë nga sa ne kemi kapacitet, pra tifozët presin ndonjë gjë jashtë logjikës sportive”.
I pyetur për repartin e sulmit, ai ka thënë se të gjithë duhet të përshtaten me linjat e ekipit dhe idetë e trajnerit. “Nuk ka sesi një trajner të kthejë gjithë lojën për një lojtar. Kjo vlen vetëm për emra si Leo Messi dhe Ronaldo, por ne nuk i kemi ata”
“Uzuni? E kam ndjekur atje ku luan dhe kam kuptuar se do zona të mëdha, pra zona bosh. Këtu nuk po arrin ndoshta të përshtatet”.