“Vajza ime pothuajse humbi jetën”, Di Maria: Ja çfarë më ka mësuar

28 Janar 2023
15:08
Denis Hakanaj
back button

Intervistë e gjatë dhe interesante e dhënë në orët e kaluara nga Angel di Maria për Ole. Fideo, futbollist i Argjentinës dhe tani tek Juventus, ka ripërshkuar disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij, personale dhe profesionale.

Nuk kanë munguar komentet për Kupën e Botës,  për festën dhe dëshirën për të marrë në shtëpi Kupën. Por kanë tërhequr vëmendjen kryesisht fjalët e thëna për jetën private dhe për vajzën e tij, e lindur para kohe dhe që ka luftuar kundër vdekjes.

“Vajza ime pothuajse ka vdekur. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo. Ka vazhduar të luftojë, ka luftuar dhe luftuar. Mendoj se këto gjëra të forcojnë, të bëjnë të mendosh.

“Vajza ime më ka mësuar të luftoj, të mos dorëzohem kurrë. Kujtojmë gjithmonë të njëjtën gjë, por falë Zotit është më mirë se kurrë”, ka thënë Di Maria për vajzën e lindur para kohe.

“Unë shkoja çdo ditë në spital, por ishte edhe një sezon i rëndësishëm edhe në fushë: atë vit fituam Kupën e Mbretit, një sezon i madh me të vërtetë.

“Kishte lindur vajza ime dhe një javë më vonë kam shënuar gol në fushën e Atletico Madrid. Të bëhesh baba dhe të kthehesh në shtëpi pa vajzën tënde është shumë e vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit