Federico Valverde sot mund të ishte duke luajtur në Premier League.
Mesfushori i Real Madrid ka zbuluar se në moshën 16-vjeçare, pak pa firmosur me Los Blancos, ai pati mundësinë të transferohej tek Arsenali.
“Isha 16 vjeç. Drejtuesit londinezë më ftuan që të stërvitesha për një javë me ekipin e parë. Fillova ta imagjinoja veten si lojtar i Arsenalit”.
“Kur shihja rrobat e tyre, më dukej botë krejt tjetër. E shijova shumë atë javë. Nuk e di nëse ai e mban mend, por jam mirënjohës për portierin Emiliano Martinez, sepse më ndihmoi shumë atë javë”.
“Ishte i pari që m’u afrua. Pas tij, edhe Bellerin, Alexis Sanchez dhe Cazorla. Nuk ishte e shkruar që të luaja me Arsenalin. Sot jam i lumtur në Madrid”.