Valverde nxjerr në stërvitje skuadrën pas fitores dhe merr lajmin e shumëpritur

15 Shtator 2019
13:22
Telesport
back button

Lajm i mirë për trajnerin Ernesto Valverde. Sulmuesi Lionel Messi i është rikthyer stërvitjes me skuadrën dhe së shpejti mund të luajë me ekipin katalanas. Barcelona po përgatitet për ndeshjen e radhës, atë që do të luajë ndaj Borussia Dortmund në Champions.

Të nesërmen e fitores 5-2 ndaj Valencia skuadra katalanase është rikthyer në stërvitje. “Pleshti” ende nuk ka debutuar me ekipin “blaugrana” këtë sezon dhe mungesa e tij është ndier shumë. Gjithsesi, duket se dëmtimi i gushtit është lënë pas dhe Messi është gati të zbresë në fushë.

Messi u dëmtua në këmbën e djathtë dhe nuk ka patur mundësi të përgatitet normalisht për sezonin e ri. Gjithsesi, nuk dihet nëse sulmuesi do të luajë të martën ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e parë sezonale në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit