E ardhmja e Nico Williams vazhdon të jetë një nga temat kryesore në çdo paraqitje para medias të çdo anëtari të Athletic Club. Pas fitores ndaj Eibarit në Las Llanas, Ernesto Valverde foli për mediat dhe emri i Nico doli sërish në qendër të vëmendjes.
“Jam i qetë, lojtari ndjehet njëlloj si më parë. E di që merkatoja mbyllet më 31 gusht. Ne do të përpiqemi ta përforcojmë ekipin tonë, edhe të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë”, – tha “Txingurri” për të treguar se po e jeton me normalitet dhe qetësi atmosferën e krijuar rreth kampionit të Europës.
Gjithashtu, ai sugjeroi për yllin e skuadrës që të mos rrëmbehet apo udhëhiqet nga lajmet e ndryshme që mbërrijnë në media: “Ne tashmë e dimë që Nico është lojtar mjaft i mirë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Çdo ditë shfaqet diçka e re në shtyp dhe ajo që nuk mund të bëjmë është të lejojmë veten të udhëhiqemi nga kjo, por thjesht nga gjërat që ndodhin”.