Valverde zbulon sekretin e Barcelonës

21 Korrik 2019
20:57
back button

Gjatë një eventi të lidhur me sponsorin kryesor të Barcelonës, “Rakuten”, trajneri i skuadrës katalanase, Ernesto Valverde, sikurse raporton media spanjolle “AS”, ka zbuluar përmes fjalës së tij, atë që supozohet të jetë sekreti i ekipit blaugrana në fitoret dhe suksesin e shumë viteve.

“Ne jemi Barcelona dhe jo vetëm që është gjithmonë detyra jonë të fitojmë, por edhe ta bëjmë përmes një stili loje shumë mirë të përcaktuar. Është ky sekreti që na ka mundësuar të fitojmë për shumë vite. E dimë që duhet të fitojmë edhe shumë sfida, sepse është kjo që presin edhe të gjithë njerëzit”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Valverde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit