Van der Vaart sulmon Barcelona-n: “Duhet t’u vijë turp për atë që po bëjnë”

9 Gusht 2022
9:26
Denis Hakanaj
back button

Rafael Van der Vaart ka folur në lidhje me rastin Frenkie De Jong te Barcelona. Mesfushori holandez është gjithnjë e më shumë si një indarë në shtëpi me klubin që do të donte të shpëtonte nga paga e tij e rëndë.

Për të flitet edhe për një histori që mund të përfundojë në gjykatë për shkak të shpenzimeve dhe “premtimeve” ndaj lojtarit nga drejtuesit e vjetër të klubit, kur Bartomeu ishte në krye.

Një rast që ish-kampioni, ashtu si edhe yje të tjerë, ka dashur ta komentojnë në NOS, duke shkuar patjetër kundër klubit katalanas:

“Në Barcelonë duhet të kenë turp”, tha Van der Vaart. “A do t’i mbrojë dikush lojtarët? Është qesharake: fillimisht blejnë lojtarë, bëjnë prezantime të shkëlqyera dhe më pas nuk mund të paguajnë rrogat”.

Për të kuptuar se si do të përfundojë kjo histori, me lojtarin që mund të shitet te Manchester United nëse nuk arrihet një marrëveshje për uljen e pagës apo mënyra të tjera alternative.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit