Van der Vaart zbulon anën e errët të CR7, por del blof me dëshminë

6 Qershor 2020
12:53
Alfred Lleshi
back button

Peter Crouch, në kolonën e tij për “Daily Mail”, përfshiu edhe ish-shokun e skuadrës, Rafael van der Vaart. Duke biseduar me ish-sulmuesin shtatlartë anglez, Van der Vaart tregoi një anekdotë, nga këndvështrimi i tij, si më poshtë. Episodi ka lidhje me Cristiano Ronaldon: “Unë kam luajtur me Cristiano. Një herë, me Real Madridin kemi fituar 6-0 në shtëpi kundër Sporting Gijon. Unë shënova një “hat-trick”, Ronaldo asnjë gol, ndaj në dhomën e zhveshjes ishte shumë i zemëruar! Ishte gati të shpërthente. Normalisht, sikur të kishim qenë unë dhe ti në atë situatë, do të pinim ndonjë birrë së bashku”.

Por, për të thënë të vërtetën, ka më shumë se diçka, që nuk përkon me historinë e hollandezit. “Hat-trick” i vetëm i Van der Vaart me Real Madridin daton në një ndeshje kundër Gijon, por më 24 shtator 2008 ajo përfundoi 7-1. Përveç kësaj, Ronaldo nuk ishte pjesë e ekipit të bardhë, pasi do të arrinte te galaktikët vetëm një vit më vonë. Van der Vaart me shumë mundësi kombinoi dy episode në kokën e tij, pasi vetëm në sezonin e ardhshëm luajti me Ronaldon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit