Van Dijk feston golin e Salah 5 sekonda para se egjiptiani të shënonte

14 Shtator 2019
19:41
Telesport
back button

Pesë ndeshje, 5 fitore për Liverpool në Premier League, që kryeson renditjen me 15 pikë të plota. Sot “reds” fituan 3-1 me përmbysje ndaj Neëcastle dhe goli i tretë u relizua nga sulmuesi egjiptian Mohamed Salah.

Goli i egjiptianit ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale për një detaj të veçantë. Mbrojtësi Virgil Van Dijk ka ngritur duart lart për të festuar golin e Salah disa sekonda para se ai të shënohej, në momentin që Firmino dha asist.

Duket qartë që Van Dijk ka besim te sulmuesit e skuadrës së tij, duke festuar para kohe. Në fund pati të drejtë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit