Van Dijk i pashpresë: Topi i Artë është “pronë” vetëm e tyre

21 Korrik 2019
13:00
Telesport
back button

Mesfushori kroat Luka Modric ndali këtë vit hegjemoninë e dyshes Cristiano Ronaldo-Lionel Messi, që alternonin mes tyre trofeun e Topit të Artë. Gjithsesi, situata mund të ndryshojë sërish, ose më saktë ka ardhur koha që Topin e Artë ta fitojë edhe një mbrojtës.

I këtij mendimi është mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, që luan me Liverpool. Ai është një nga kandidatët kryesorë për ta fituar këtë trofe, duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ishte protagonist.

Gjithsesi, Van Dijk e di shumë mirë se mbrojtësit nuk kanë shumë shanse për ta fituar këtë trofe. “E kuptoj që për një sulmues, apo për një “numër 10” është më e lehtë ta fitojë këtë trofe. Njerëzit shohin më shumë ata në aksion se sa ne mbrojtësit”, tha holandezi,

Mendoj se ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë. Për mua është një nder që njerëzit mendojnë se jam kandidat. Gjithsesi, unë nuk mund të influencoj te rregullat apo te njerëzit, që të votojnë një mbrojtës para një sulmuesi që shënon gjithnjë dhe është në qendër të vëmendjes”, tha Vand Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit