Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk nuk është aspak i shqetësuar për të ardhmen e tij. Kontrata që ai ka me Liverpool skadon në fund të sezonit, por ai nuk nxitohet edhe pse flitet për një rinovim të saj.
“Jam shumë i qetë në lidhje me situatën e kontratës time. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, ndaj të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit”, u shpreh mbrojtësi 33-vjeçar i Liverpool.
Më tej, ylli i “reds” shtoi: “Unë po e shijoj futbollin tim, ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Ndihem në një vend të mirë për të luajtur futboll dhe po fitojmë. Kjo është ajo që më gëzon më shumë”.
“Asgjë më shumë nuk mund të thuhet për të ardhmen time. Unë dua të vazhdoj të shijoj lojën, sepse është një lojë e bukur që ne luajmë. Diçka do të ndodhë nga tani deri në fund të sezonit në lidhje me të ardhmen time”, tha Van Dijk.