Van Dijk kundër krejt botës për futbollistin më të mirë të historisë

24 Gusht 2019
14:40
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka zgjedhur dy yje brazilianë si të preferuarit e tij për lojtarin më të mirë, me të cilin ka luajtur, dhe më të madhin e të gjitha kohërave në futboll. Holandezi është një nga kandidatët potencialë për të fituar “Topin e Artë” të këtij viti, pasi triumfoi me të tijtë në Ligën e Kampionëve, duke sfiduar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ai beson se e ka arritur kulmin e karrierës së tij në “Anfield”, me një koleg aktual, që e konsideron si më të mirin, me të cilin ka luajtur. Pasi iu shtrua kjo pyetje nga talkSPORT, 28-vjeçari tha: “Unë do të jem pak i njëanshëm, sepse do të them një nga shokët e mi të skuadrës. Do të zgjidhja Roberto Firmino”. I pyetur për trajnerin e tij më të mirë, Van Dijk zgjodhi dy të tillë, me të cilët punon aktualisht: “Ronald Koeman dhe Jurgen Klopp”.

Qendërmbrojtësi e konsideron “Anfield” si stadiumin më të zjarrtë (për nga atmosfera), ku ka luajtur. Van Dijk favorizon një figurë ikonike si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Natyrisht, zgjedhja është sipas shijeve të tij, thuajse kundër krejt botës: “Ronaldinho. Ai ishte një nga idhujt e mi”. Një figurë tjetër legjendare u zgjodh prej tij si futbollisti më i madh holandez: “Marco van Basten. Unë kurrë nuk e pashë atë të luante siç duhet, por e di se ishte shumë i mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit