Van Dijk zbulon kundërshtarin, që ia ka nxirë jetën: Ai 3-0 në Ligën e Kampionëve…

6 Tetor 2021
11:20
Alfred Lleshi
back button

Virgil Van Dijk, mbrojtësi i Liverpool dhe Holandës, zgjedh kundërshtarin e tij më të fortë ndonjëherë, me të cilin është përballur në fushë. Qendërmbrojtësi, i intervistuar nga “Sky Sports”, pati mundësinë të ndalet te sulmuesit që ka sfiduar në karrierën e tij dhe shprehu opinionin mbi rivalitetin e përjetshëm mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos. Po ashtu “vuri në peshore” Haaland dhe Jamie Vardy.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cili ishte lojtari më sfidues në karrierën e tij, Van Dijk tha: “Do të thoja Messi, ai është më i miri. Leo dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme gjatë viteve. Ata kanë arritur rezultate të mahnitshme në futboll, dekadën e fundit. Sidoqoftë, nëse më duhet të zgjedh një, them Messi. Ende e mbaj mend atë 3-0, sa Barcelona na mundi në Ligën e Kampionëve. Për ne ishte një mbrëmje shumë e vështirë, edhe pse për fat përmbysëm gjithçka në “Anfield”.

Fjalë-mjaltë edhe për sulmuesit e tjerë, me të cilët është ballafaquar: “Haaland? Edhe ai është një sulmues special. Është i fortë, i shpejtë dhe i ka të gjitha karakteristikat për t’ia nxirë jetën edhe një mbrojtësi shumë, shumë të vështirë. Herën e parë luajta ndaj tij në “Anfield” dhe ai shënoi për Salzburg. Haaland ishte shumë i shpejtë, agresiv, i drejtpërdrejtë. Duket pak si Jamie Vardy, por Haaland është ndoshta pak më i fortë se sulmuesi anglez”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit