Duket se largimi i Erik ten Hag ka sjellë një frymë të re te skuadra e Manchester United, që me një tjetër holandez në stol, Ruud van Nistelrooy, shpartalloi 5-2 Leicester në Carabao Cup. Legjenda e “djajve të kuq” ka treguar se dëshiron të jetë pjesë e skuadrës si zv.trajner edhe kur të vijë Ruben Amorim.
Për momentin, Van Nistelrooy është si trajner i përkohshëm, deri në momentin që portugezi të mbërrijë në “Old Trafford”. “Erdha këtu si asistent për të ndihmuar klubin dhe kam dëshirë që të vazhdoj të qëndroj këtu”, u shpreh Ruud van Niselrooy, që më tej vazhdon.
“Tani, në këtë rol që më kanë caktuar përkohësisht, po ndihmoj skuadrën dhe klubin për aq kohë sa do të nevojitet. Dhe, në të ardhmen, në çdo cilësi që mund të më ofrohet, unë jam këtu për të ndihmuar klubin edhe më tej. Dua të ndihmoj për të ndërtuar një ekip fitues drejt së ardhmes”, u shpreh legjenda e “djjave të kuq”.
“I jam mirënjohës Ten Hag që më riktheu këtu, për të ndihmuar këtë klub. Jam këtu për të shërbyer, për të dhënë gjithçka për klubin. Këtu ka kaq shumë njerëz rreth meje që duan më të mirën për klubin dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë nga ana ime”, u shpreh Ruud van Nistelrooy.