Vanessa Bryant mesazh prekës për Kobe dhe vajzën Gianna: Dua t’ju përqafoj dhe një herë

30 Janar 2020
8:24
Telesport
back button

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, që humbi jetën në aksidentin ajror të 4 ditëve më parë, ka shprehur gjithë dhimbjen që po përjeton në këto momente. Në këtë aksident humbi jetën edhe vajza e saj Gianna, ndaj për Vanessa dhimbja është e dyfishtë. Pas 72 orë heshtje, ajo ka shfryrë gjithë dhimbjen në një postim prekës në rrjetet sociale, ndërkohë që jeta do të vazhdojë për të me 3 vajzat e tjera: Natalia, Bianka dhe Capri.

Mesazhi ne Instagram

Unë dhe vajzat e mia duam të falënderojmë miliona njerëz që kanë treguar mbështetjen dhe dashurinë e tyre në këto momente të tmerrshme. Faleminderit për lutjet tuaja. Kemi shumë nevojë për to. Jemi totalisht të shkatërruar nga humbja e bashkëshortit dhe babait të fëmijëve dhe të vajzës sonë të ëmbël Gianna. Një vajzë e mrekullueshme dhe një motër e shkëlqyer prë Natalia, Bianka dhe Capri. Jemi të shkatërruar edhe për tragjedinë që ka prekur familjet e tjera, që ditën e diel humbën njerëzit e dashur, ndajmë me ta të njëjtën dhimbje. Nuk ka fjalë për të përshkruar gjendjen tonë në këto momente. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gianna e dinin për dashurinë që i rrethonte dhe jemi me fat që i kemi patur në jetët tona. Do të doja që të ishin me ne përgjithnjë. Ata janë dhuratat tona për qiellin, që na i mori shumë shpejt. Nuk jam e sigurt për atë që do të na rezervojë e ardhmja, pasi është e pamundur të imagjinosh se si do të jetë jeta pa ata. Përpiqemi të zgjodhemi çdo ditë duke menduar se do t’ia dalim mbanë, me Kobe dhe vogëlushen Gianna që na ndriçojnë rrugën. Dashuria jonë për ata është pafund, e pashtershme. Dua t’i përqafoj, t’u jap një të puthur, t’i kem me vete përgjithnjë. Falemindeit që keni ndarë me ne dhimbjen tuaj dhe mbështetjen. Kërkojmë respekt dhe privatësi, për të cilën kemi nevojë për të udhëtuar në këtë realitet të ri. Faleminderit që na përmendni në lutjet tuaja, që doni Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri dhe mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit