Vanessa Bryant poston foton “familjare” bashkë me Kobe e Gianna

10 Mars 2020
11:18
Telesport
back button

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, që humbi jetën tragjikisht në një aksident me helikopter së bashku me vajzë Gianna më 26 janar, ka postuar një foto “familjare” në Instagram.

Vanessa bashkë me 3 vajzat e tjera kanë dalë foto në një mural, ku është pikturuar me graffiti Kobe dhe Gianna. Pra, në foto janë të gjithë anëtarët e familjes, me ish-basketbollistin që puth në kokë vajzën e tij.

Kjo foto shoqërohet nga teksti i këngës “Smile” (buzëqesh) i Nat King Cole. Në aksidentin ajror të 26 janarit humbën jetën 9 persona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit