VAR shpëton United, “pr*dha” e Martial nuk u mjafton Djajve

2 Tetor 2021
15:26
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është ndalur nga Everton në javën e shtatë të Premier League.

Ndeshja e luajtur në Old Trafford është zhbllokuar në minutën e 43-të të pjesës së parë nga një predhë e Martial.

E ka nisur nga stoli ndeshjen CR7, i cili është aktivizuar në minutën e 57-të dhe ka luajtur sto ndeshjen e tij numër 200 në Premier League.

Një arritje kjo që nuk është festuar siç duhet nga portugezi, duke parë se skuadra e Benitez ka shmangur humbjen falë golit të Townsend në minutën e 65-të, i ardhur pas një kundërsulmit perfekt.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, miqtë kanë shënuar edhe golin e dytë me Mina, por që është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit