Varane zbulon arsyen pse la Real-in për Manchester United

4 Dhjetor 2021
17:40
Denis Hakanaj
back button

Raphael Varane ka thënë se është gati për sfidën për të rindërtuar Manchester United.

Varane u transferuar te Manchester United nga Real Madrid verën e kaluar.

“Është një sfidë e madhe. Është një sfidë që më motivon mua”, ka thënë francezi për Telegraph.

“Kam fituar gjithçka në Madrid, kështu që po kërkoja diçka ndryshe. Të mbroja historinë. Duhet të luftosh për diçka më të madhe se vetja.

“Duhet të luftosh për klubin, tifozët dhe historinë. Është shumë e rëndësishme. Tani e di se çfarë ndihet duke qenë lojtar i Manchester United.

“Të gjithë i respektojnë të gjithë dhe e ndiej ngrohtësinë. Ndiej se të gjithë janë të barabartë dhe nuka ka diferenca”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit