Vdekja kaloi në rrugën e tij shumë shpejt, tragjedia familjare shënjoi jetën e Deschamps

9 Korrik 2024
16:47
Alfred Lleshi
back button

Një shaka para çdo përgjigjeje, një buzëqeshje që çdramatizon gjithçka që rrethon futbollin. Didier Deschamps kërkon të jetë njeriu i parë që do të jetë kampion europian si protagonist në fushë (2000) dhe si trajner.

Gjermani Berti Vogts, trajner gjerman në titullin e fundit europian të Gjermanisë (1996) ishte në ekipin e vitit 1972, por nuk luajti asnjë minutë. E kishte shumë afër në “Saint-Denis” në vitin 2016, por goli i portugezit Eder ia mohoi.

Pas buzëqeshjes së Deschamps është një histori e jashtëzakonshme njerëzore, ndaj trajneri i Francës nuk e ka ekspozuar kurrë jetën e tij personale. Vdekja kaloi në rrugën e tij shumë shpejt. Madje dy herë. Krishtlindjet në shtëpinë e tij nuk kanë qenë kohë për gëzim që nga viti 1987.

Familja e Deschamps po përgatitej për të festuar festat në Anglet. Më 21 dhjetor, vëllai i tij, Philippe, mori fluturimin “AF 1919”, në linjën Bruksel-Bordo.

Nisja, në orën 12:30, ndodhi normalisht, por avioni nuk u ul kurrë. Moti i keq ndërlikoi gjithçka dhe piloti nuk ishte në gjendje të parandalonte rrëzimin e avionit. Të 16 pasagjerët (13 pasagjerë, piloti dhe një stjuardesë) humbën jetën.

Didier Deschamps ishte 19 vjeç kur pësoi një goditje, që do ta shënjonte përgjithmonë. Megjithatë, nuk ishte hera e parë që jeta i tregoi anën e saj më mizore. Tri vite më parë, ndërsa luante në ekipin e të rinjve të Nantes, ai ndërtoi një miqësi solide me Marcel Desailly.

Më 16 nëntor 1984, gjysmëvëllai i Desailly, Seth Adonko, humbi jetën në një aksident automobilistik. Ai gjithashtu luajti në ekipin e të rinjve të Nantes. Asnjë menaxher i ekipit nuk kishte guximin t’ia thoshte lajmin e tmerrshëm Desailly. Në moshën 16-vjeçare, Deschamps e mori përsipër këtë përgjegjësi të vështirë.

Ndoshta kjo është arsyeja pse lëkura e Deschamps është më e ashpër se normalja dhe ai i duron kritikat pa u mërzitur, që në këtë Europian nuk janë të pakta.

Kampioni i botës në vitin 2018 si trajner, siç ishte më 1998 në fushë, nënkampion bote në “Katar 2022”, Deschamps, e ka ditur prej kohësh që futbolli është pikërisht si ai. Pra, për të gjërat e jashtëzakonshme në jetë nuk varen nga një gol apo një zëvendësim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit